Aktivitet trajnues me temë: "Rrethanat që përjashtojnë përgjegjësinë penale, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, zbatimi i urdhërit, ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës"

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 12 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:

Rrethanat që përjashtojnë përgjegjësinë penale, mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, zbatimi i urdhërit, ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës.

 

Trajnerë/ekspertë/lehtësues: Spiro Spiro, Ylli Pjetërnikaj

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është:

Të diskutohet mbi mbrojtjen e nevojshme, nevojën ekstreme, pëlqimi i personit që ka të drejtë, ushtrimi i të drejtës, zbatimi i urdhërave dhe përmbushja e detyrave, përdorimi legjitim i armëve, ngjarje e rastësishme ose forca madhore, shtrëngimi fizik,gabimi faktik, gabimi i shkaktuar nga mashtrimi i tjetrit, krim i supozuar gabimisht dhe krim i pamundur.

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan edhe kazuse të ndryshme nga vende të Bashkimit Europian (BE).